lati-ori-guri
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» benefits of fish oil weight loss
10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre EmptyThu Aug 04, 2011 4:32 am nga Vizitor

» benefits of fish oil tablets
10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre EmptyTue Aug 02, 2011 12:06 pm nga Vizitor

» bingo deposit no online slot
10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre EmptyTue Aug 02, 2011 11:03 am nga Vizitor

» помощь гинеколога
10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre EmptyMon Aug 01, 2011 2:44 am nga Vizitor

» x-Hack hack you
10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre EmptySun Jul 31, 2011 6:25 pm nga Vizitor

» Продвижение неизбежно
10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre EmptyFri Jul 29, 2011 2:16 pm nga Vizitor

» How To Make Bitcoin
10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre EmptyThu Jul 28, 2011 10:23 pm nga Vizitor

» программы для компьютра
10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre EmptyThu Jul 28, 2011 6:22 pm nga Vizitor

» generic cialis online shop
10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre EmptyThu Jul 28, 2011 5:06 pm nga Vizitor

Affiliates
free forum

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Affiliates
free forum

Affiliates
free forum


10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre

Shko poshtë

10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre Empty 10 gabimet e meshkujve ne propozimin e nje femre

Mesazh nga guri administrator Sun May 10, 2009 7:05 pm

Kur shikon një femër të këndshme, të kalojnë në kokë mendime “të pista” dhe pikërisht këtu ndodhesh në rrugën e gabuar, të cilën shumë prej meshkujve e bëjnë: “t’i vërtitesh asaj” duke përdorur metoda qesharake që i improvizoni me shpejtësi për t’i bërë asaj përshtypje. Por në qoftë se zgjohesh me një reagim të padëshiruar, do të thotë se diku ke gabuar! Eh, një veprim “i zgjuar” nuk është në dorën e të gjithëve, por më pak stërvitje, do të mësosh se femrat të cilat dinë se çfarë kërkojnë, “nuk bien pre” asnjëherë e replikave të lehta.

Në radhë të parë, mos u nis me një ide të parapërgatitur të tipit: “është bionde, është budallaqe”; “në qoftë se vishet ashtu, do të thotë se është femër blloku” etj. Mos harroni: Respekti për partneren tënde duhet të ekzistojë gjithmonë, ndonëse atë femër e dëshiron vetëm për një aventurë “one night stand”. Në fund të fundit respektoni veten, ndërsa “buon sensi” është falas! Shumë meshkuj refuzojnë t’i drejtohen një femre, duke menduar se nuk i përshtaten atyre, ndoshta ngaqë i duket tipi i femrës që nuk reagojnë ndaj shenjave të ndryshme... dhe ja se si krijohen një seri të pa vërtetash të komunikimit. Në qoftë se e dini se si, ku dhe kur ta bëni këtë gjë, “arti” i të propozuarit nuk është asgjë më shumë se sa tepër i thjeshtë. Së pari, mbaj mend që koha nuk është në anën tënde dhe për këtë gjë duhet të bëhesh sa më kreativ. Ke në dispozicion vetëm disa minuta për t’i treguar se çfarë mund të bësh, përpara se ajo të gjejë një “punë” tjetër, larg teje. Por, varet edhe nga konteksti: Në qoftë se e ndalon dhe i flet në rrugë, duhet të jesh një “playboy” i vërtetë, pasi femrat thjesht nuk i kushtojnë rëndësi meshkujve që veprojnë kështu. Në qoftë se je në një lokal, ndihu i lirë të reagosh; ke në anën tënde shumë elementë: muzikën, alkoolin, atmosferën, shoqëruesit, lëvizjet cool të kërcimit etj.

Fatkeqësisht, replikat apo gjestet të cilat tenton t’i përdorësh nuk janë të vlefshme për të gjitha rastet. Përpara se të lexosh si më poshtëë, mendo mundësinë që të shfaqet përpara teje, dhe se ka qenë dikush tjetër që ia ka thënë / ka bërë të njëjtën gjë – disa herë radhazi; ironia e femrave përballë meshkujve krijohet nga fakti se ato janë të lodhura nga “konfidencialiteti” i meshkujve, lidhur me mënyrën se si i drejtohesh atyre.

1. I mbivlerëson cilësitë
Përveçse e di që je një tip fantastik, kjo s’do të thotë që edhe ajo ta dijë këtë gjë. Pjesa më e madhe e femrave do t’i mbajnë “tentakulat mbrojtëse” sipër, kur tenton t’i “pushtosh” hapësirën e tyre personale – gjë krejt normale, në fund të fundit. Me pak humor mund ta rregullosh këtë gjë.

2. Po përpiqesh ta “vësh në lojë”
Nuk po i kushton kujdes aq sa duhet. Shenja e respektit është më e rëndësishme dhe kjo është arma tënde! Mos u përpiq t’i marrësh numrin e telefonit që herën e parë... ajo e ka mësuar tashmë që ju po përpiqeni ta zini të dashur, kështu që zgjidhni një mënyrë tjetër; ndryshe nga ajo që po mendon. Përpiqu t’i thuash direkt se çfarë kërkon nga ajo dhe mos ia fut kot, pasi vetëm kështu do ta dehni me sharmin tuaj. Në qoftë se do adoptosh një sjellje të qetë dhe të shprehesh qartë, do t’i lësh asaj të kuptojë që ti ke një personalitet të besueshëm.

3. Mos krijo plane “luftërash”
Disa njerëz mund të improvizojnë mjaft mirë, por ti ke më shumë shanse të mos jesh një prej tyre. Një plan i mirë detajuar do të ndihmojë së tepërmi, ndonëse kjo mundësi nuk është më e mira në këtë botë. Megjithatë, përllogaritja që nga shtëpia nuk do të ndihmojë ty me atë çfarë gjen “në treg”, por s’ke çfarë bën...kjo është magjia e joshjes!

4. Po sillesh si një pervers
”Perversionet” e vogla janë të lejuara vetëm brenda çiftit, me “buon sensin” e të dy partnerëve, eventual për të ushqyer marrëdhënien tuaj. Në qoftë se fillon ta thithësh femrën në lokal apo t’i flasësh siç nuk të ka hije, mund të marrësh nga pas edhe një emblemë në të cilën shkruhet: “Ndihmë, jam i virgjër!”. Mos hap gojën si peshku kur shikon gjokset e saj; mos u përpiq ta kapësh prej të ndenjurave sa herë “që të ngrihet ty” dhe mos e fto thjesht vetëm për të bërë seks. Ky stil nuk do të funksionojë me dikë që ka kaluar periudhën e fëmijërisë me sukses.

5. Je arrogant
Ke makinë dhe rroba të shtrenjta, por gjithmonë ja përmend këto sa herë që hap gojën. Imagjino paksa kur asaj i bien qimet nga hunda për shkak të aromës së djersës që lëshon trupi yt... Nuk ekzagjerojmë me asgjë kur themi se ekzistojnë shumë ekzemplarë të tillë përreth. Ndonëse mund të jesh me një stad material mbi mesataren, mëso të kesh një sjellje të përshtatshme. Madje edhe femrat seksi e dallojnë lehtësisht arrogancën mashkullore, por një fjalë është lehtësisht! Për aq kohë sa nuk do të besosh se femra të cilën po josh është një objekt material dhe ajo të përket vetëm ty, indiferent nga sjellja jote, çdo gjë do të jetë O.K.

6. Nuk ke ndjenjën e humorit
Fatkeqësisht, ndjenja e humorit është një cilësi për njerëzit që janë drejt rrugës së zhdukjes. Ndoshta të ka ndodhur edhe ty ta shohësh këtë gjë së afërmi. Ajo është e mundshme që të zhgënjehet duke parë një mashkull se si e terrorizon me replika të lira, ose ndryshe, se si një femër tjetër, - specie e ngjashme me të, - se si humbet së tepërmi terren dhe e zë koka duke u përpjekur t’i thotë një mashkulli se si duhet të trajtohet ai në mënyrë korrekte. Në momentin kur pengohesh përgjatë rrugës tënde, - më saktë atëherë kur nuk të jepet rasti të kesh një sjellje normale, - humori mund t’ju shpëtojë në 90% të rasteve, në qoftë se di se si ta përdorësh atë.

P.S. – Është e preferuar të mos rrjedhë muhabeti në shakatë me konotacion seksual!

7. Je tepër i shoqërueshëm
Rreziku i të qenit gjithmonë “Mr. Nice Guy” është që mund të bëhesh më shumë se armiku i tyre, se sa i dashuri i saj i ardhshëm. Përpiqu të ruash një ekuilibër midis të qenit i shoqërueshëm dhe romantik.

8. Dukesh i interesuar për femra të tjera
Kur i thua që më intereson, dhe sheh femra të tjera është ndoshta zhgënjimi më i madh për atë femër, të cilën po përpiqesh me çdo kusht që t’i thuash “se të pëlqen së tepërmi”. Është e qartë që shanset për tu dukur serioz bien diku nën nivelin e detit, kështu që të ngelet ty topi që t’i tregosh që nuk është ajo e vërteta.

9. Flet shumë dhe nuk e dëgjon aspak
Është mirë që në këtë kapitull të jesh integruar tashmë në kategorinë klasike, të një mashkulli që mbyll gojën dhe dëgjon. Kjo nuk do të nënkuptojë që do ta lësh vetëm atë të drejtojë bisedën, por veçse ti nuk duhet të rrahësh këndet me subjekte diskutimi jo interesante. Rrezikon të bëhesh i mërzitshëm. Më pas, në qoftë se ajo ka diçka për të thënë dhe duket e kënaqur nga fakti se ndryshove, “bjeri avazit” të saj dhe tregohu që po interesohesh për të, duke e dëgjuar me vëmendje. Ato e vlerësojnë këtë gjë.

10. Nuk po përdor korrekt gjuhën e trupit
Mos e mbaj vështrimin përtokë kur ha ose pi diçka; mos bëj veprime të pakontrolluara dhe mos e shtyj trupin përpara duke vështruar aprovimin/mos-aprovimin e saj të heshtur. Është tepër e rëndësishme të mbash kontaktin vizual me të, t’i buzëqeshësh lehtësisht nganjëherë. Më pas, bëhu i kujdesshëm se çfarë po përpiqet ajo të të transmetojë përmes rrugës së trupit.
Pergjigju Citim Lajmeroni

guri administrator
Admin

Numri i postimeve : 54
Location : Pejë
Registration date : 07/11/2008

http://www.log-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi